40 vite nga atentati që ndryshoi SHBA-në

Nesër më 30 mars, bëhen plot 40 vjet që kur presidenti amerikan Ronald Reagan u qëllua nga John Hinckey Jr. në Uashington DC, në një sulm të nxitur nga obsesioni. Atentatori u shpall i pafajshëm në vitin 1982 për shkak të paaftësisë mendore dhe u diagnostikua me depresion dhe psikozë. Në 2016-n, Hinckley u lirua nga spitali psikiatrik pasi një gjyqtar federal vendosi se ai nuk përbënte më kërcënim për veten dhe të tjerët.

Një 25-vjeçar i dëbuar nga universiteti, atentatori ishte rritur duke u fiksuar pas aktores Jodie Foster dhe filmit “Taxi Driver” i Martin Scorseze, ku ajo interpretonte një prostitutë. I frymëzuar nga personazhi kryesor i filmit, që komploton të vrasë një kandidat për president, Hinckely hapi zjarr ndaj Reagan jashtë një hoteli në Uashington DC, më 30 mars 1981, në një përpjekje të dështuar për të fituar vëmendjen e Foster.

Reagan mori një plagë në mushkëri, por u rikuperua shpejt. Sekretari i tij për shtypin, James Brady mbeti i paralizuar nga plagët dhe ndërroi jetë për shkak të tyre në vitin 2014. Atentati la gjurmën e tij në një seri aspektesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nxiti krijimin e lëvizjes për kontrollin e armëve moderne dhe një projektligj i vitit 1993 vendosi bazat për periudhën e kontrollit dhe pritjes në blerjen e armëve. Vendimi ndaj Hinckley shtyu shtete të ndryshme të rishkruanin ligjet, për ta bërë mbrojtjen e të sëmurëve mendorë më të vështirë; ndërsa shërbimet sekrete përforcuan procedurat e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?