6 vite burg sepse mori rërë nga plazhi
Bota E Mërkurë, 29 Shtator 2021 14:12
Dy francezë rrezikojnë gjashtë vite burg pasi u kapën me 40 kg rërë në makinë, të marrë nga plazhet e Sardenjës, në Itali. Çifti i turistëve donin ta merrnin rërën si kujtim, dhe thanë se nuk e dinin që përbënte krim. Rra e famshme e bardhë e Sardenjës konsiderohet si një pasuri publike dhe është e ndaluar të transportohet larg ishullit. Çifti francez rrezikon nga një deri në gjashtë vjet burg për vjedhje të pronës publike.
KOHA JONË SONDAZH

