7 orë në operacion, 15-vjeçares i ndryshon jeta rrënjësisht (FOTO)

Një vajze 15-vjeçare ka marrë dhuratën më të madhe të jetës së saj pas një operacioni që doli me sukses. E reja nga Kina vuane nga një sindromë, që e ka trashëguar nga nëna, e cila bën që fytyra e saj të duket shumë vite më e plakur se mosha reale.

Ajo ishte përballur vazhdimisht me tallje të pashpirt nga kushdo që e kishte pranë apo e ndeshte rrugës, dhe kjo e kishte bërë edhe më të mbyllur në vete dhe me një psikologji të rënduar. Fati i saj i buzëqeshi ku një organizatë bamirëse mori përsipër që të paguante një ndërhyrje kirurgjikale, e cila kushtonte 56 mijë paund.

Një operacion që zgjati 7 orë e 30 minuta, por me një rezultat fantastike, që e bëri atë të duket njëjtë me moshataret e saj. Operacioni është kryer një muaj më parë, por rezultatet u bënë publike në media dje. Kirurgët hoqën disa centimetra lëkurë të tepërt dhe riformuan hundën, vetullat dhe gojën e adoleshencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doktoresha Shi Lingzhi, drejtoresha e Spitalit Kirurgjik Plastik Shenyang Sunline, tha se aj i ka bërë një zbritje prej 70% të vlerës së operacionit, pasi personat që dhuruan për këtë ndërhyrje ishin të shumtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?