7-vjeçari hyn mes flakëve dhe i shpëton jetën motrës: Nuk doja që të vdiste

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi, por në fakt ka nxjerrë në pah një hero dhe ai është 7-vjeçari Eli Davidson nga Tenesi i SHBA. Një zjarr përfshiu shtëpinë ku një familje me dy fëmijë të vegjël ishin duke fjetur. Ata u zgjuan në mes të natës nga tymi, ndërsa flakët pothuajse kishin përpirë pjesën më ta madhe të shtëpisë.

Çifti Davidson arritën të shpëtonin djalin e tyre 7-vjeçar dhe të dilnin jashtë , por jo vogëlushen Erin 22 muajshe, e cila po flinte në dhomën e saj që ishte rrethuar nga zjarri.

Ka qenë i vëllai 7-vjeçar, i cili është futur nga dritarja e dhomës dhe ka tërhequr të motrën deri jashtë duke i shpëtuar jetën. “Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste”, tha vogëlushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohën kur 20 zjarrfikës mbërritën në vendngjarje, shtëpia ishte përfshirë e tëra nga flakët, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?