900 euro një darkë, pushuesi nuk paguan faturën, ja ku përfundon pas bisedës me kamarierët

Një Italian dhe një britanik janë ndaluar nga policia spanjolle pasi kanë refuzuar të paguajnë faturat në restorantet ku kanë drekuar.

Pushuesi britanik refuzoi të paguante një darkë, fatura e të cilës shkonte rreth 900 euro në një restorant në Ibiza.

Ai u tha kamerierëve që ai nuk do të paguante faturën pasi mbaroi ëmbëlsirën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menaxherët e restorantit thirrën policinë, e cila e ndaloi nën dyshimin e mashtrimit dhe e çuan në një stacion lokal policor, përpara se ta dorëzonin në Gardën Civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai qëndroi dy netë në paraburgim, dhe më pas shkoi para gjykatës.

Muajin e kaluar një turist italian u arrestua në një restorant në ishullin fqinj të Formentera pasi nuk pranoi të paguante një faturë prej 400 eurosh.

46-vjeçari Italian kishte porositur ushqimet më të mira në restorant dhe pasi i kishte konsumuar tha se nuk mund të paguante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?