Adoleshenti shkrumbon shkollën, 1400 nxënës mbeten pa mësim

Një 14-vjeçar akuzohet se i ka vënë flakën një shkolle në Dunfermline, në Skoci.

Në vendngjarje ndodhen 15 zjarrfikëse, dhe më shumë se 80 zjarrfikës, të cilët prej disa orësh janë duke luftuar me flakët e shkollës së Mesme Woodmill, por ajo duket plotësisht e shkatërruar.

Adoleshenti do të paraqitet në gjykatë ditën e nesërme në një seancë speciale, ndërsa zjarri që përfshiu godinën ka lënë pa mësim të paktën 1400 nxënës dhe autoritetet deklaruan se po mendojnë për sistemimin e tyre, në mënyrë që procesi i mësimit të mos pengohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?