Aeroplani ushtarak turk rrëzohet gjatë stërvitjes dhe përfundon në det, shpëtojnë mrekullisht dy pilotët (Video)

Një aeroplan ushtarak turk është rrëzuar në qytetin e Izmirit, pranë zonës së bregdetit.

Sipas mediave, dy pilotët fatmirësisht i kanë mbijetuar rrëzimit të fuqishëm dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Avioni KT-1 ishte në një fluturim stërvitor në Smyrna, kur për një arsye ë panjohur, përfundoi në det.

Ministria Kombëtare e Mbrojtjes (MSB) në një postim në Tëitter, deklaroi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një aeroplan KT-1, i cili po vepronte në bazë të komandës së 2-të në Izmir, u përplas në det për një arsye të paspecifikuar gjatë një fluturimi stërvitor. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, të cilat filluan menjëherë, 2 pilotët tanë u shpëtuan të gjallë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?