FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ajo nuk ecën, ai nuk sheh, por së bashku formojnë ekipin e ëndrrave

Përgatitur nga Riccardo Annibali

Që të dy, nga Kolorado, u takuan rastësisht në një kurs trajnimi dhe që atëherë, falë pasionit të përbashkët për aktivitete në natyrë, ata kanë filluar të ngjiten nëpër malet. Melanie Knecht është 29 vjeç dhe vuan nga copëtimi i palcës kurrizore, ky keqformim e ka detyruar atë të ece me karrocë që nga fëmijëria; Trevor Hahn, nga ana tjetër, është 42 vjeç dhe humbi shikimin për shkak të glaukomës. Së bashku ata filluan të ecnin në male, ajo në supet e Trevor. “Ne të dy kompletohemi,” tha Melanie. “Ai ka këmbët, ndërsa unë kam sytë! Së bashku, ne jemi ekipi i ëndrrave”, shpjegoi ai. Të dy, të cilët ndajnë aventurat në llogarinë e tyre të Instagram, kanë njoftuar se sfida tjetër do të jetë ngjitja e një mali mbi 4 mijë metra të lartë.

Burimi: La Stampa

Swiss Digital Desktop Reklama

/Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?