Aksesi në tregun europian, BE pritet të heqë të drejtat e pjesëmarrjes për 5 vende

Komisioni Europian pritet të bllokojë aksesin drejt tregjeve financiarë europianë ndaj 5 vendeve,  diçka që do të godasë Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit.  Sipas një raportimeve,  vendimi do të heqë disa të drejta të aksesit në treg për Argjentinën, Auistralinë,  Brazilin, Kanadanë dhe Singaporin.  Bashkimi Europian i jep akses në tregjet financiar huadhënësve jashtë unionit,  firmave të investimeve, shtëpive të klerimit të pagesave dhe agjencive të vlerësimit të kreditit, nëpërmjet sistemit të “ekuivalencës”, për sa kohë që vlerëson se rregullat kombëtare të tyre janë në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

Pesë vendet vlerësohet se nuk rregullojnë më agjencitë e vlerësimit të kreditit në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, ç’ka do t’i heqë atyre të drejtën për të lëshuar vlerësime për bankat europiane.  Mbretëria e Bashkuar do të duhet të jetë pjesëmarrëse gjithashtu në këtë sistem pasi të dalë nga tregu i përbashkët europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?