Aksident i frikshëm në Itali, shembet ura në autostradë, një i vdekur – Ja pamjet
Një aksident i rëndë dhe i frikshëm ka ndodhur në Lecco të Italisë. Ura në autostradën 36 që lidh Annone Brianza dhe Cesana Brianza është shembur në momentin kur aty po kalonte një kamion.
Për fat të keq një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve fëmijë, pasi kamioni ka kapur poshtë edhe automjete të tjera.
Pas këtij aksidenti trafiku është shmangur në rrugët lokale, me dalje të detyrueshme në Bosisio Parini drejt veriut.
Shoferi 50 vjeçar i kamionit, i cili shkaktoi këtë kolaps, është shtruar në spital me trauma në gjoks
Emri i viktimës është Claudio Bertini i cili jetone në Civate në Lecco. Ai ishte në bordin e makinës që u shtyp ga kamioni.
Nga rrëzimi i strukturës së urës u përfshinë edhe 4 automjete të tjera, ku një Audi u shtyp tërësisht.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë./Ora/

KOHA JONË SONDAZH

