Aksident tragjik në Itali, humb jetën foshnja shqiptare

Një aksident rrugor është kthyer në një tragjedi të rëndë për një familje emigrantësh shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali.

Tre automjete janë përplasur e hapja e airbag i ka shkaktuar vdekjen djalit të tyre 2 muajsh.

Sipas mediave italiane 3 automjetet janë përplasur mbrëmjen e djeshme në Piza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një nga automjetet udhëtonte familja shqiptare me 2 fëmijë të vegjël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vogëlushi 2 muajsh ndodhej në karrocën e tij në sediljen pranë shoferit, (babai)  ndërsa nëna me fëmijën tjetër ishin ulur në sediljet e pasme.

Përplasja nga aksidenti rrugor ka provokuar hapjen e airbag i cili i ka shkaktuar vogëlushit 2 muajsh trauma të forta në  kokë e në gjoks.

Me gjithë ndihmën e mjekëve ai ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e Pizës.

Mjeti me të cilën udhëtonte familja shqiptare ishte  i tipit Fiat 500

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?