Akuza se ngacmoi një 16-vjeçar, jep dorëheqjen deputeti homoseksual

Një deputet skocez u detyrua të dorëzonte mandatin pasi i tha një nxënësi se ishte “i lezetshëm”, e ftoi për darkë, teksa e bombardonte me plot 270 mesazhe online. 42-vjeçari, Derek Mackay, Sekretari i Financave i SNP-së dha dorëheqjen fill pasi “Scottish Sun” zbuloi se si ish-parlamentari i shkroi krejt papritur një ditë, djaloshit 16-vjeçar në Instagram dhe Facebook, për të vazhduar më pas për gati gjashtë muaj.

“Mbaj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Jam sjellë si i marrë dhe më vjen vërtet keq”, u shpreh Mackay duke i kërkuar falje familjes së djalit. Mësohet se Mackay e ftoi të miturin për darkë duke i thënë se do të ishte më pas mysafiri i i tij në një ndeshje rugbi të parlamentit.

Babai i dy fëmijëve, i deklaruar publikisht sa i takon homoseksualitetit të tij, pëlqente sistematikisht postimet e 16-vjeçari madje nisi t’i shkruante mesazhe në privat, ditën e Krishtlindjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e bisedave, zbulohet se politikani shprehet: “A janë bisedat vetëm midis nesh?”. Nëna e zemëruar e djalit, 37 vjeçë, e cila mësoi rreth shkëmbimeve të mesazheve javën e shkuar, tregoi për tmerrin e saj kur pa se Z. Mackay dukej sikur flirtonte me djalin e saj. Ajo tha “Nëse do mund të flisja me të, do ta pyesja: Pse? Pse e bëri këtë gjë?”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?