Akuzohej për zhvatje, zyrtari rus vret veten në sallën e gjyqit

Mediat ruse raportojnë se një ish-zyrtar i burgjeve të Rusisë u dënua me 3 vjet burgim dhe pas kësaj ka kryer vetëvrasje.  Viktor Sviridov ishte kryetari i departamentit të transportit motorik të shërbimit federal të burgut.

Sviridov u dënua për zhvatjen e 155 mijë dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit. Pasi gjyqtari urdhëroi që të vendosej në paraburgim, Sviridov qëlloi veten në kokë. Po ashtu, mediat ruse thonë se ai ka futur armën vetë në ambientet e gjykatës.

‘’Policia është në vendngjarje. Autoritetet kanë njoftuar një hetim mbi sigurinë gjyqësore pas të shtënave’’, raporton agjencia e lajmeve RIA. Sviridov ishte i sëmurë me kancer. Ai ishte nën arrest shtëpie para gjyqit, i cili u zhvillua në gjykatën Chertanovsky të Moskës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati theksoi se klienti priste që të mos shpallej fajtor e se “nuk dukej të kishte prirje për të vrarë veten. “Gjykata injoroi sëmundjen e rëndë,” tha ai. Për avokatin, vetëvrasja ka ardhur për shkak të vendimit të dhënë nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?