Alarm në Itali, 2 të vdekur dhe 76 të infektuar nga koronavirusi. Në karantinë 11 komuna
Italia është në alarm pas rasteve të fundit të koronavirusit. Në veri të vendit janë shënuar dy viktima dhe rreth 76 persona të infektuar. Rajonet ku janë regjistruar të prekurit e parë janë në Lombardi dhe Veneto. Në orën 22:00 është konfirmuar një rast me koronavirus edhe në rajonin e Piemonte, si dhe dy raste të reja në Romë dhe në Piemonte. Në tre rajonet e veriut të Italisë mësohet se janë mbyllur shkollat, çerdhet dhe ambientet e tjera publike. Autoritet kanë deklaruar dhe pezullimin e aktiviteteve sportive. Masa mbrojtëse kanë nisur të merren dhe në Milano. Pas Kinës, Italia vlerësohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vendi me më shumë persona të infektuar brenda pak ditëve.
Qeveria italiane në një mbledhje të jashtëzakonshme deklaroi futjen në karantinë të 11 komunave. Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se në këto zona nuk do të lejohet hyrja dhe as dalja e njerëzve deri në normalizimin e situatës. Gjithashtu, shkollat dhe binzeset në këto zona do të qëndrojnë të mbyllura.
Rajoni i Friuli Venezia Giulia në veri të Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Guverantori Massimiliano Fedriga deklaroi se emergjenca është parashikuar deri më 31 korrik. “Rajoni do të zbatojë masa më të rrepta për ushqimet dhe shërbimet e tjera publike”,- deklaroi Fedriga. Masat vijë pas rasteve të para të koronavirusit në Itali. Derti tani raportohet për 2 viktimea dhe 52 të prekur.
Presidenti i vendit Serggio Matarella në një deklaratë për mediat kërkoi nga qytetarët të mbështesin mjekët dhe infermierët dhe i cilësoi ata si heronjtë e vërtetë. Lidhur me masat që janë marrë në disa rajone për mbylljen e shkollave, presidenti tha se i takon qeverisë të marrë vendimet e duhura, duke vlerësuar situatën.
Në gjithë botën, virusi ka shkaktuar 2362 viktima, ndërsa numri i të prekurve është 77 896 persona.
Shifrat për koronavirusin në Itali
46 të prekur në Lombardi (1 i vdekur)
13 të prekur në Veneto ( 1 i vdekur)
3 të prekur në Romë
1 i prekur në Piemonte
Kinë 76 291 ( Rreth 2300 të vdekur)
Japoni: 738, (3 të vdekur)
Koreja e Jugut: 433, (2 të vdekur)
Singapor: 86
Hong Kong: 68 (2 të vdekur)
Tajland: 35
SHBA: 35
Iran: 28 (5 të vdekur)
Tajvan: 26, (1 i vdekur)
Malajzi: 22
Australi: 21
Itali: 64, (dy të vdekur)
Vietnam: 16
Gjermani: 16
Francë: 12 (1 i vdekur)
Makao: 10
Kanada: 9
Angli: 9
UAE: 9
Filipine: 3, (1 i vdekur)
Indi: 3
Spanjë: 2
Rusi: 1
Belgjika Kamboxhia, Finlanda, Nepali, Sri Lanka, Suedia, Egjipti, Libani, Izraeli: Nga 1 rast me të infektuar me koronavirus

Lexoni edhe…
Alarm në Itali. 2 viktima nga koronavirusi, 60 të infektuar. Shqipëria shton masat
Shqipëria dyfishon ekipet mjekësore në kufi. Vetëkarantinë për personat që vijnë nga zonat e prekura
Edmond Panariti: Rreziku te porta! A do të na mbrojë mjekësia e PPP-ve?
Mjeku i njohur: Tri arsye pse jemi të papërgatitur për koronavirusin
Ambasadori sjell shembullin e Kinës: Po në Shqipëri kush është “gjenerali” për koronavirusin?
Mjeku infeksionist tregon masat që duhet të merrni për të shmangur prekjen nga koronavirusi


Tabelë publike elektronike në Itali, ku banorët njoftohen të qëndrojnë në shtëpi


Foto: Farmacitë në veri të Italisë njoftojnë se nuk ka më maska kirurgjikale
KOHA JONË SONDAZH

