FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarmi i UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?