Ali Ahmeti: E ardhmja jonë, të heqim kufijtë

Kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, duket se e ka gëzuar heqja e barrierave në kalimin e kufirit mes Kosovës e Maqedonisë.

Kështu, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka kujtuar se ky lajm për nënshkrimin e marrëveshjeve midis Shkupit dhe Prishtinës për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftime dhe të hapjes së vendkalimit të ri kufitar vjen në vigjilje të përvjetorit të 8-të pavarësisë së Kosovës.

“Shumë shokë tanë ranë për pavarësinë e Kosovës dhe për të mos pasur më kufij, andaj dhe s’kishim se si mos të punojmë në këtë drejtim, dje me Shqipërinë, sot me Kosovën. E ardhmja e rajonit tonë është heqja e kufijve mes nesh dhe integrimi i përbashkët në BE dhe NATO”, ka thënë Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?