Ambasadori britanik largohet nga Teherani, u shpall “non grata”

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, përsëriti thirrjen e tij për largimin e të gjithë të huajve nga Lindja e Mesme.

Ndërsa i kërkoi forcave të armatosura të kërkojnë falje për rrëzimin e avionit ukrainas, Hasan Ruhani parlajmëroi trupat e huaja në rajon, përfshirë ato europiane, se janë të rrezikuara nëse qëndrojnë atje.

Ndërkaq, ambadori britanik në Teheran, Robert Mekeir u largua nga Irani, pasi, siç raportojnë mediat, u shpall “non grata”. Megjithatë, një zëdhënës i zyrës për Punët e Jashtme në Londër deklaroi se ambasadori e kishte planifikuar prej kohësh largimin dhe se do të kthehet në Teheran gjatë ditëve në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?