FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia në alarm për dronet: 100 mijë në qarkullim, rrezikojnë përplasjen me avionët

Janë më shumë se 50-të, situatat e rrezikshme ajrore, të klasifikuara si ‘pothuajse aksidente’ të regjistruara në fillim të 2016, në Britaninë e madhe.

Origjina e këtyre aksidenteve vjen nga dronët, gjithmonë e më të shumtë në qiellin e ishullit.

Në 2015, ishin regjistruar vetëm 29 situata të tilla, dhe vetëm 10 në 2014. Një rritje alarmuese për autoritet britanike, tw cilat sqarojnë, që tani është rritur mundësia që një dron të godasë një avion’. Ashtu siç thotë Mr Landells, ish pilot i Raf për të përditshmen Mirror: ”Nëse një dron godet një avion ose një helikopter shkatërrimi është i padiskutueshëm’. ‘Të parandalosh është gjë e mirë, duke marrë parasysh, që dronet në Britaninë e Madhe, janë rreth 100 mijë, një numër i destinuar të rritet, sipas një eksperti të sektorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kapiteni Pullen, pilot me një eksperiencë të madhe në fluturim, ka ngritur zërin për të rritur më shumë sigurinë e transportit ajror: ‘Në 2015 shumë pranë Gatwick, vetëm pak do mjaftonte për të përplasur një Airbus A321.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?