Anodonov: PSP dhe Spasovski duan të shkaktojnë tensione në MPB
Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Oliver Anodonov akuzoi sot prokuroren speciale publike Katica Janeva dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski se kanë shkaktuar tensione me qëllim në Ministri me kryerjen e djeshme të dy urdhërave gjyqësore për furnizimin e dokumenteve nga DSK për hetime, të cilat i zbaton kjo Prokurori duke e quajtur partnerë politik të LSDM-së.
“Erdhëm deri te një e vërtetë, të cilën kohë më të gjatë e shohim dhe dje kemi mundur ta shohim në një fotografi shumë të shëmtuar, bëhet fjalë për mbulimin e paaftësisë së PSP-së, jogatishmërinë e tyre dhe joprofesionalitetin në kryerjen e detyrave të veta, si dhe mbulimin e mungesës së argumenteve për dy akuzat e fundit të cilat sot i prezantuan dhe për të cilën mungesë dukshëm dëshirojnë të krijojnë tension në Republikën e Maqedonisë, e posaçërisht në MPB”, tha Andonov.
Sipas tij, hapësirë për një gjë të tillë nuk ka, pasi siç tha ai , edhe DSK edhe BS, por dhe në përgjithësi MPB, janë të gatshëm për bashkëpunim me PSP dhe se prokurorja Janeva duhet të dijë se çka kërkon dhe të vijë e gatshme që në korniza ligjore ta marrë atë që e dëshiron.
“Askush nuk ka për qëllim të fsheh, përkundrazi, nuk do të lejojmë që të rrezikohet siguria e RM-së dhe e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Andonov.
KOHA JONË SONDAZH

