Anomalia britanike e zgjedhjeve europiane! ‘Shkërmoqen’ partitë e mëdha tradicionale

Një emër,një program, një fitore e paralajmëruar: Partia “Brexit” e Nigel Farage ka dalë në vend të parë në zgjedhjet europiane në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë 32 % të votave në kurriz si të konservatorëve ashtu edhe të laburistëve. Kjo forcë ka siguruar 28 vende në Parlamentin Europian. Dy partitë e mëdha kanë dalë nga zgjedhjet fort të ridimensionuara.

Liberaldemokratët kanë trefishuar votat duke marrë 21 % e duke mbajtur vendin e dytë, me mesazhin e tyre pro Bashkimit Europian dhe anti-Brexit.

Suksesi i tyre do të thotë se nga 1 eurodeputet tashmë ata do të kenë 15 të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në frontin proeuropian edhe të gjelbërtit kanë fituar vota duke shkruar përtej 12 % duke iu afruar laburistëve që kanë zbritur në 14 %.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konservatorët nga ana tjetër po shkërmoqen, çka paralajmëron mundësinë që ashtu si në Greqi apo në Itali, edhe në Britani këto rezultate të prodhojnë një proces të brendshëm zgjedhor.

Britania e Madhe ka qenë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europiane, si rrjedhojë e vonesës në arritjen e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?