Arratisen rreth 80 ”të fortë”, hapën tunel në burg

Afro 80 të burgosur, shumë prej tyre anëtarë të karteleve braziliane të drogës dhe trafikut të armëve, cilësuar si njerëz me rrezikshmëri të lartë në shoqëri kanë mundur të arratisen ditën e djeshme nga një burg i Paraguait, pranë kufirit me Brazilin. Sipas zëdhënëses së policisë, Elena Andrada, të burgosurit, shtetas të Brazilit dhe të Paraguait u larguan përmes një tuneli që kishin ndërtuar në burgun e qytetit kufitar të Pedro Juan Caballero-s. “Efektivët tanë më të mirë gjenden në terren për t’i kapur”, deklaroi Andrada. Saktësisht numri i të arratisurve është 76, 40 brazilianë dhe 26 paraguaianë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?