FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentat ndaj kryeministrit serb Vuçiç?

Pranë shtëpisë së kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç është kapur një sasi armësh në një veturë të blinduar.

Siç lajmëron gazeta “Blic” e Beogradit, më makinë janë gjetur granata, mitraloz dhe municione, transmeton KosovaPress.

Vetura ishte parkuar në pyll në Jajincima, 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit serb, ku ai qëndron shpesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ka urdhëruar hetim të hollësishëm, për të analizuar ADN-në e kampionëve të marrë nga provat e gjetura në veturë dhe në armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për motivin e vendosjes së armëve në atë vend, ndërsa është urdhëruar për rritje të sigurisë në një pikë të lartë.

Vite më parë në Serbi është vrarë kryeministri i këtij vendi Zoran Gjingjiç dhe përgjegjës për vrasjen e tij konsiderohen njësia “Beretat e kuqe”, njësit që është përgjegjës për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë dhe Bosnje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?