Aty ku ndodhi katastrofa bërthamore, pamje të rralla brenda centralit bërthamor të Çernobilit (FOTO)

Pamje të rralla janë publikuar nga korridoret radioaktive të centralit bërthamor të Çernobilit. Fotot e frikshme tregojnë korridoret dhe kabllo pa mbarim brenda sarkofagut, i cili u ndërtua pas katastrofës bërthamore për të kufizuar nivelet e rrezatimit që emetohej.

Foto të tjera tregojnë sende të mbetura të palëvizura prej 35 vitesh, kur ndodhi shpërthimi në centralin bërthamor. Fotografitë janë realizuar nga Arkadiusz Podniesiski, 48 vjeç, nga Wroclaw, Poloni

Më datë 26 prill 1986, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi aksidenti i tmerrshëm që për pak shoi njerëzimin. Një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Askush nga banorët nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka ende shumë radiacion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?