Autoritetet urdhërojnë bllokimin e rrjeteve sociale

Autoritetet turke urdhëruan sot bllokimin e rrjeteve sociale Twitter, Facebook dhe YouTube për të penguar shpërndarjen e fotografive të një prokurori, i cili vdiq javën e kaluar pas marrjes peng në një gjykatë të Stambollit, njoftoi media turke.

Një mesazh i Autoritetit Administrativ të Telekomunikacioneve (TIB), i postuar në YouTube tregon se kjo ndërprerje, e para që nga bllokimi i një viti më parë për të penguar shpërndarjen e akuzave për korrupsion kundër qeverisë islamiko-konservatore në pushtet, është urdhëruar si ”masë administrative”.

Javën e kaluar, prokurori turk, Mehmet Selim Kiraz, i cili po hetonte çështjen në lidhje me vdekjen e protestuesit Berkin Elvan, u mor peng në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll dhe më pas u vra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve, autorët ishin persona të organizatave ilegale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?