Avionët ushtarakë – Kroacia në bisedime me Suedinë dhe SHBA

Kroacia është në bisedime me Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara për blerjen e avionëve ushtarakë për modernizimin e forcës ajrore të saj.

Kështu u shpreh gjatë ditës së sotme Ministri i Mbrojtjes Damir Krstiçeviç. Zagrebi ishte afër realizimit të një marrëveshjeje për blerjen e një skuadre të avionëve luftarakë F-16 të përdorur dhe të ripunuar nga Izraeli.

Megjithatë Izraeli tha se nuk mund të shiste aeroplanët pasi nuk mund të siguronte një miratim nga Shtetet e Bashkuara. Izraeli ishte në garë me disa vende që ofruan oferta për biznesin e Zagrebit dhe konkurrenti më serioz u raportua të ishte SAAB i Suedisë duke ofruar aeroplanë të rinj Gripen.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Qeveria është ende e vendosur ta zgjidhë këtë çështje strategjike. Ne jemi në bisedime me Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe do ta informojmë publikun menjëherë pasi të kemi disa informata konkrete ” – tha Krstiçeviç. Kroacia u bashkua me aleancën e NATO-s në vitin 2009 dhe Bashkimin Europian në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forca e saj ajrore ka një skuadron Mira MiG-21 të prodhuara nga Rusia që datojnë nga e kaluara e saj brenda Jugosllavisë së vjetër, por ato janë të vjetruara dhe vetëm pak janë operacionalë në këtë moment.

Burimi: Reuters

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?