FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aziatikët: Epërsinë e ka demokratja Clinton

Aziatikët kanë pasur pjesëmarrjen më të ulët në votime se çdo grup madhor etnik në SHBA e deri më sot, në prag të zgjedhjeve, ata përgjithësisht janë injoruar. Hillary Clinton ashtu dhe Donald Trump po përpiqen me çdo kusht të fitojnë simpatinë dhe votën e zgjedhësve me origjinë aziatike.

Nga viti 2000 deri në 2010-n, numri i tyre në të ashtuquajturat “shtete të lëkundura” si Nevada dhe Karolina e Veriut, pothuajse është dyfishuar. Sot ky grup votuesish është aq i madh sa mund të luajë një rol vendimtar në presidencialet e nëntorit.

Ekspertët thonë se qytetarët aziatiko-amerikanë kanë qenë në masë të madhe besnikë të Partisë Republikane falë axhendës së saj miqësore me biznesin, por tonet përçarëse të Donald Trump e kanë fshirë rëndësinë e linjave partiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një sondazhi kombëtar asnjëanës, në këtë kategori zgjedhësish, epërsinë e ka demokratja Clinton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?