Babai mbyll në errësirë prej 20 vitesh të birin

Një burrë 36 vjeçar nga Brazili u lirua gjatë ditës së djeshme pas të paktën 20 viteve robëri nga babai i tij dhe njerka.

Ai ishte mbajtur në podrumin e shtëpisë. Armando de Andrade u shpëtua nga policia pas kërkimeve për anëtarët e një bande droge.

Burri u zhduk në moshën 16 vjeçare dhe që prej atëherë nuk pati asnjë gjurmë të tij në publik, por ai ishte fshehur në bodrum në një dhomë pa dritare në Sao Paulo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u gjet me thonj të paprerë, mjekër të gjatë dhe i lidhur pranë një krevati, rrëfyen dëshmitarët, ndërsa policia e ka përshkruar rastin e një “kequshqyerje” të rëndë. Policia beson se ai ka jetuar në një errësirë virtuale prej dy dekadash në një dhomë me fare pak pajisje, i mbuluar nga fekale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U ngrit. Shumë i paaftë dhe nuk tha asnjë fjalë. Ne e morën atë jashtë dhe ai nuk ka tha asgjë. Ne nuk e dimë nëse është i frikësuar apo i droguar”, rrëfeu shefi i policisë Celso Marchiori, i cili është duke hetuar rastin.

“Ai nuk ishte në gjendje të na identifikonte si policë. Ne thirri për ndihmë dhe ai u dërgua drejt e në spital”, shtoi ai.

djali2

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3869856/Brazilian-man-discovered-tied-bed-father-s-basement-held-captive-20-years.html#v-868093460059865441

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?