“BE-ja po bëhet negative në raport me Brexit-in”

Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se Bashkimi Evropian po bëhet “negativ ” në lidhje me perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të Brexit-it.

“Për momentin është absolutisht e vërtetë që miqtë dhe partnerët tanë janë pak negativë, por unë mendoj se do të arrijmë marrëveshjen. Përderisa ata mendojnë se ekziston mundësia që parlamenti britanik të bllokojë Brexitin, ata nuk kanë gjasa të mendojnë në të mirë të kompromiseve që na duhen, kështu që, kjo çështje do të kërkojë pak durim”, – ka thënë Johnson.

Më herët BE kundështoi kërkesën e Johnsonit për të rihapur marrëveshjen, duke e argumentuar këtë vendim thënë se Britania nuk kishte arritur të propozonte ndonjë alternative realiste për kufirin irlandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania e Madhe vendosi që të dalë nga Bashkimi Europian pas një referendumi të mbajtur më 2016, ku 52 për qind e votuesve dëshironin që Britania të largohej nga BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kujtojmë që procesi i Brexit ende nuk ka një marrëveshje mes Britanisë dhe BE. Marrëveshjet e propozuara më herët nga ish-kryeministrja Theresa May, nuk patën sukses pasi u rrëzuan në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?