Belgjika refuzon marrëveshjet tregtare me Kanadanë

Belgjika nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen tregtare me Kanadanë. Kështu ka deklaruar Kryemisnitri i blegjikës Charles Michel dhe shkak sipas tij është kundërshtimi i kësaj marrëveshje nga rajoni frengjishtfolës Wallonia. Deklarata ka shuar të gjitha shpresat se pakti mund të nënshkruhej të enjten nga liderët e Bashkimit Europian dhe autoritet kanadeze.

“Ne nuk jemi në një pozicion për të nënshkruar marrëveshjen,” tha Michel pas ndërprerjes së bisedimeve me liderët rajonalë. Ai gjithashtu tha se ka njoftuar edhe presidentitn e keshilit europian Donald tusk për këtë çështje.

Kjo është marrëveshja më ambicioze tregtare e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet dhanë miratimin e tyre, por Belgjikës i nevojitet edhe miratimi i rajoneve, arsye për të cilën nuk mund të nënshkruaje pro. Komisioni Europian i kishte vendosur ditën e henë si afat Brukselit për të marrë vendimin e tij për marrëveshjen e cila ka 5 vite që negociohet mes partnerëve nga 2009 dhe 2014. Wallonia, rajon me 3.6 milionë banorë, kërkon masa të forta për standardet e punës, mjedisit dhe të konsumit. Kjo ngjallur protesta më të gjera në disavende të bashkimit euroipian kundër marrëveshjeve të tilla tregtare jo vetëm me kanadanë, por edhe kudnër asaj që po diskutohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një treg të përbashkët. Sipas marrëveshjes, Bashkimi Europian dhe Kandaja do të eliminojnë 98% të tarifave bazë të tregtisë. Përkrahësit thonë se kjo do të rrisë tregtinë mes tyre me 20%, dhe në veçanti do të ndihmojë bizneset e vogla. Kritikët thonë se marrëveshja kërcënon standardet e produktit dhe mbron biznesin e madh, duke lejuar korporatat të padisin qeveritë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?