Belgjikë, gjenden 23 emigrantë brenda kamionit frigoriferik

Mëngjesin e sotëm policia e Belgjikës gjeti 23 emigrantë brenda një kamioni frigoriferik në portin e Zeebrugge.

Nga hetimet paraprake rezulton se emigrantët janë me origjinë nga Eritrea dhe destinacioni i tyre dyshohet të ketë qenë Britania.

Ata dyshohet të kenë hipur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Liege në një autostradë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emigrantët kërkonin kalim të drejtëpërdrejtë për në Britani por janë ndaluar për kontroll në një zonë industriale afër portit të Zeebrugge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë shoqëruar emigrantët në komisariat dhe kanë vendosur në pranga drejtuesin e kamionit.

Ata po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?