Blogerja 24-vjeçare gjendet e masakruar në një valixhe
Policia, ruse ka arrestuar një 33-vjeçarë si pjese e hetimit të vrasjes së blogeres Ektarina Karaglanova, e cila u gjet e vdekur në valixhen e saj. Në kufomë kishte plagë të shumta të shkaktuara me thike, ku njera prej tyre ishte në fyt.
Familja e blogeres ishte alarmuar sepse kishte ditë që nuk arrinte të fliste me të. Sipas gazetës Moskovsky Komsomolets, vajza, e cila kishte mbi 85,000 ndjekës në Instagram, ishte 24 vjeç, studionte mjekësi dhe së fundmi kishte filluar një lidhje të re. Sipas njoftimeve në media, hetuesit nuk përjashtojnë që motivi i vrasjes është sentimental.
/M.Noka- Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

