FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boko Harami vret 11 veta në Nigeri

Militantët e Boko Haramit kanë sulmuar kryeqytetin e shtetit Borno në Nigeri. Banorët dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se së paku 11 njerëz janë vrarë në luftime.

Sulmi ka ndodhur një ditë pas inaugurimit të presidentit Muhammadu Buhari, i cili është zotuar se do të shkatërrojë grupin militant.

"Raketa e lëshuar nga Boko Harami ka goditur një shtëpi në zonën Bulumkutu dhe ka vrarë pesë njerëz. Djemtë tanë po ashtu kanë gjetur gjashtë trupa në lokacione të ndryshme", ka thënë Mohammed Bunu, pjesëtar i milicisë lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boko Haram bën përpjekje të krijojë shtet islamik në Nigeri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prejse ka nisur keyengritjen në vitin 2009, ka vrarë dhe rrëmbyer mijëra njerëz.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?