Boris Johnson do të dalë para gjykatës për shpifje

Boris Johnson do të dalë para gjykatës pasi akuzohet për deklarata të rreme në lidhje me kostot e Mbretërisë së Bashkuar në BE gjatë fushatës së Brexit.

Kandidati që shihet si favoriti kryesor për të zëvendësuar Theresa May-n akuzohet për ‘sjellje të keqe’ gjatë shërbimit në post publik pasi bëri deklarata se Mbretëria e Bashkuar paguan 350 paund në javë për Bashkimin Europian.

Kjo çështje është çuar në prokurori nga Marcus Ball, i cili deklaroi se informacioni i pasaktë që ka transmetuar Johnson ka ndikuar votuesit gjatë referendumit të Brexit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesit e Johnson e kanë quajtur këtë çështje, një goditje që po i bëhet klientit të tyre për arsye politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë këto akuza ndaj tij nuk mund të vinin në një kohë më të keqe, pasi kjo do të përdoret nga kundërshtarët e tij gjatë fushatës.

Dëgjesa e parë për këtë çështje do të bëhet në Gjykatën e Magjistratëve në Westminister dhe pastaj çështja do ti kalojë Gjykatës së Kurorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?