Bota, 8 miliardë banorë, rritja më e madhe nga vendet në zhvillim

Në ditët e ardhshme popullsia e botës do të prekë kuotën e 8 miliardëve, me rritjen më të madhe që do të vijë nga vendet në zhvillim.

Mes tyre spikat India, popullsia e të cilës po rritet në 1.4 miliard. Ndërkohë, popullsia totale e vendeve me të ardhura të ulëta do të dyfishohet mes viteve 2020-2050.

Popullsia e botës është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, nga rreth 2 miliardë që ishte në 1950-n. Objektivi është të arrijë në 10 miliardë brenda 2050-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuotat e lindjeve variojnë nga vendi në vend, duke u rritur tek ato që kanë ulur vdekshmërinë foshnjore dhe përmirësuar shëndetësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zona të tjera, përfshirë Evropën, nivelet e lindjeve po ngadalësohen për shkak të një seri faktorëve, mes të cilëve spikat ai ekonomik.

Opinioni publik është i ndarë nëse rritja e popullsisë duhet vlerësuar. Fondi i OKB-së për Popullsinë thotë se rritja është një gur kilometrik që mund të festohet dhe njëkohësisht një rast për të reflektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?