Bota mbërthehet nga frika, rritet çmimi i naftës

Të mërkurën, çmimet e referencës evropiane dhe amerikane të naftës pësuan një rritje me 4% fill pas një sulmi raketor iranian ndaj bazave ushtarake amerikane si dhe krijimi i një koalicioni ushtarak në Irak, që ngjalli frikën e një lufte gjithëpërfshirëse midis Iranit dhe Amerikës.

Lëvizja e çmimit të naftës erdhi si pasojë e vrasjes së gjeneralit të lartë iraninan Qassem Suleimani përmes një sulmi amerikan me dron. Frika e luftës ka goditur gjithashtu edhe tregjet e aksioneve në të gjithë Azinë, ku shkëmbimi australian ka rënë me rreth 1% përgjatë së mërkurës.

Tensionet ndërkombëtare shtojnë frikën sa i takon ekonomisë në Australi, e cila po lufton me zjarre vdekjeprurëse dhe “të kushtueshme”. Irani nisi më shumë se një duzinë raketash balistike në bazat ajrore në Al-Asad dhe Erbil të mërkurën, “në emër të gjeneralit dëshmor Qassem Suleimani”, tha Trupi i Gardës Revolucionare Islamike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?