Bota “në këmbë” për 9-vjeçarin/ I lutet nënës t’i japë një litar për të vrarë veten (VIDEO)
Njerëz nga e gjithë bota janë solidarizuar me 9-vjeçarin Australian të prekur nga nanizmi, videoja e nënës së të cilës u bë shumë shpejt virale. Yarraka Bayles postoi klipin ku i biri Quaden shihej duke qarë me dënesë e kërkonte të vdiste, për shkak të bullizmit të përditshëm në shkollë. “Ja çfarë shkakton bullizmi te njerëzit” , thoshte gruaja, që në moment nis edhe vetë të qajë, ndërsa shton se zgjodhi ta bënte publike videon në mënyrë që ta shohin dhe prindërit e tjerë e mësuesit.
Filmimin e saj e panë shumë më tepër njerëz se aq. Ai është klikuar mbi 19 milionë herë e shkaktoi një valë mbështetjeje për vogëlushin nga i gjithë globi. Në internet po përhapen me shpejtësi mesazhe përkrahëse me hashtagun #WeStandWithQuaden. Yje si aktori i famshëm hollivudian, Hugh Jackman dhe lojtari i basketbollit Enes Kanter i kanë dalë në krah djalit, ndërsa komediani amerikan Brad Williams, që vuan nga e njëjta sindromë, arriti të grumbullojë më shumë se $130,000 (£100,000) në më pak se një ditë për ta dërguar familjen e djalit në Disneyland.
“Kjo nuk është vetëm për Quaden, është për të gjithë ata që kanë përjetuar bullizmin në jetën e tyre dhe të cilëve u është thënë se nuk vlejnë. Le t’I tregojmë Quadenit dhe të tjerëve se e mira në këtë ekziston, dhe se ata e meritojnë”, ka shkruar aktori.
KOHA JONË SONDAZH

