Brexit pa marrëveshje, kërcënim serioz për prodhimin e makinave në Britani

Organizata përgjegjëse për industrinë e makinave në Britani ka paralajmëruar kryeministrin britanik, Boris Johnson se largimi pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian përbën rrezik serioz për industrinë.

Në një letër drejtuar kryeministrit britanik, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve, Mike Hawes, shkruan se “Britania është shumë e integruar me BE-në dhe një Brexit pa marrëveshje do të rezultonte me shpenzime të mëdha në tarifa dhe probleme tjera që do të mund të kërcënonin prodhimin apo besimin e investitorëve të huaj në Britani”.

Një nga çështjet kyçe të qeverisë së re britanike konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, teksa pritet që Britania të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri i ri britanik ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, ndërsa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?