Britani/Jonson merr detyrën. Pritet shpallja e kabinetit

Boris Johnson vjen në Downing Street si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, duke marrë kështu stafetën nga Theresa May. Lideri i ri konservator, e merr detyrën pas një takimi me mbretëreshën në Buckingham Palace, e pas kësaj pritet shpallja e emrave që do të përbëjnë kabinetin e tij.

Burime pranë Johnson, thonë se ekipi i tij do të reflektojë Britaninë moderne. Ai do të shfrytëzojë mundësinë e rritjes së numrit të femrave në kabinet dhe të përfaqësimit të minoriteteve etnike po ashtu. Johnson fitoi një ditë më parë garën me sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt, në një votim të anëtarësisë së konservatorëve. Pas fitores, Johnson tha se prioritetet e tij ishin jetësimi i BREXIT-it, bashkimi i vendit dhe mundja e liderit laburist, Jeremy Corbyn.

Një tjetër vendim i rëndësishëm me të cilin ai përballet, është të zgjedhë personin që do të marrë në ngarkim thesarin pasi kancelari Philip Hammond kishte sinjalizuar më herët qëllimet e tij se do të dorëhiqej nëse Johnson do të bëhej lider.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?