Britania e Madhe ”po digjet” nga i nxehti, shënohet temperatura rekord

Prej disa ditësh Britania e Madhe është përfshirë nga një valë esktreme e të nxehtit.

Bëhet e ditur se në Kopshtin Botanik të Kembrixhit është shënuar temperatura rekord prej me 38,7 gradë Celsius.

Kjo gjë është bërë e ditur nga shërbimi kombëtar meteorologjik “Met Office”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një njoftim për mediat “Met Office” shpjegonte:

Swiss Digital Mobile Reklama
Matja në Kopshtin Botanik të Kembrixhit është kontrolluar dhe përbën zyrtarisht temperaturën më të lartë të regjistruar në Britaninë e Madhe.’’

Më parë rekordi për temperaturën më të lartë ishte shënuar në Faversham, në Kent, në gusht të vitit 2003 dhe ka qenë 38,5 gradë Celsius.

Kujtojmë këtu se jo vetëm Britania e Madhe, por edhe Gjermania dhe Belgjika janë duke përjetuar temperatura ekstreme të nxehta.

Pritet që në vijim temperaturat në Britaninë e Madhe të arrijë deri në 40 gradë celsius.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?