Britania e Madhe rivarros mbretin Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë

Mijëra persona, jashtë dhe brenda Katedrales së Leicesterit, morën pjesë sot në rivarrimin e mbretit Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë.

Arkipeshkvi i Canterburyt, Justin Welby bëri shërbesat e rastit, në ndërkohë që aktori Benedict Cumberbatch, i cili ka luajtur rolin e Sherlock Holmesit, njëkohësisht edhe i afërm i largët i Rikardit III, lexoi një poemë për nder të mbretit. Në ceremoni u lexua edhe një mesazh i mbretëreshës Elizabeth.

Rikardi III vdiq në Betejën e Bosworthit, pranë Leicesterit, në vitin 1485 në ndërkohë që luftonte kundër trupave të Henry Tudor, i cili më vonë u bë mbreti Henry VII, duke i dhënë fund kështu së ashtuquajturës Lufta e Trëndafilave. Eshtrat e tij u gjetën në një park në East Midlands të Leicesterit në vitin 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?