Brukseli godet Gruevskin, nuk e fton në samitin e PPE
Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk është ftuar në Samitin e Partive Popullore Evropiane që është mbajtur para dy ditëve në Mastriht.
Sipas ‘Utrinski Vesnik’, ftesa zyrtare ishte drejtuar në adresë të kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev. Kjo është bërë e ditur edhe nga Qendra për informim e PPE.
Kjo ndodh për herë të parë që të mos ftohet Gruevski si lider i një partie që është pjesë e PPE.
Por edhe pse ftesa ishte drejtuar për Dimitrievin, ai nuk ka shkuar, me arsyetimin për shkak të aktiviteteve në vend lidhur me situatën e krijuar parazgjedhore.
Grupi i partive PPE është një forum i partive të djathta evropiane ku bëjnë pjesë 75 parti nga 40 vende, ku si pjesë e tyre është edhe presidenti aktual i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
KOHA JONË SONDAZH

