Bullgaria i vendos kushtin Maqedonisë: Të përfshijë bullgarët në Kushtetutë që të heqim veton!
Bota E Martë, 26 Prill 2022 13:57
Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, në një komunikim për mediat ka folur për qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ajo ka theksuar se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV duhet të bëhet para fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
“Përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë është kusht që vendi duhet të përmbushë para fillimit të negociatave për anëtarësim në BE”, tha më tej ajo.
KOHA JONË SONDAZH

