FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bullgaria shkon sërish në zgjedhje të parakohshme

Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova ka informuar se do të mbahen zgjedhje Parlamentare më 19 prill. Yotova i ngarkoi zv/guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Andrei Gurov detyrën e formimit të një qeverie teknike dhe përgatitjes për zgjedhjet e reja parlamentare, të tetat e vendit në vetëm pesë vjet. Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen më 11 dhjetor pas javësh protestash në rrugë për shkak të politikave të saj ekonomike dhe dështimit të perceptuar për të goditur korrupsionin. Bullgaria është përballur me paqëndrueshmëri të zgjatur politike, me partitë që nuk kanë arritur të formojnë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës në një Parlament të fragmentuar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?