Burgu famëkeq që ”vizitohet” ende nga fantazma e Al Kapone
Ishulli i Alkatraz ose ndryshe “Ishulli i Djallit” në gjirin e San Francisco, më parë ishte i rrethuar nga peshkaqenët dhe mbante kriminelët më të rrezikshëm të Amerikës. Kësaj jave u shënua 75-vjetori i asaj që njihet si Beteja e Alcatraz, që ishte tentativa më e madhe e arratisjen nga një burg në SHBA, e cila përfundoi në një kasaphanë të përgjakshme.
Më parë ishulli i shkretë shkembor i Alcatraz, 1.25 milje larg brigjeve të San Francisco, u quajt kështu nga detarët spanjollë, prej pelikanëve që banonin aty. Ajo u bë fillimisht një fortesë mbrojtjeje dhe u kthye në burg federal në 1934. Gjatë viteve më shumë se 1,500 të burgosur janë mbajtur aty.
Qelitë e vogla ishin vetëm 3 me 2 metra, ndërsa përfshihej dhe “Vrima”, siç quhej ndryshe qelia e errët e izolimit. Super-gangsteri Al Capone ka kryer atje katër vjet nga dënimi i tij në vitet 1930, i dënuar për evazion fiskal, ndërsa sipas gojëdhënave fantazma e tij edhe shfaqet në ishull, bashkë me kitarën karakteristike ”banxho” që ai luante në burg.
Gjatë 29 viteve, 36 të burgosur kanë bërë një total prej 14 tentativa arratisjesh. Nga këto 23 u kapën, gjashtë u vranë nga rojet, dy u mbytën dhe pesë u shpallën të humbur, të supozuar të vdekur. Më 2 maj 1946, gjashtë të burgosur të drejtuar nga grabitësi i bankave Bernard Coy sulmuan një roje, hapën depot e armëve dhe morën kontrollin e ndërtesës së qelive.
Pengmarrja e tyre prej 46-orësh mori fund me ardhjen e forcave të Marinës së SHBA. Dy roje dhe tre të burgosur u vranë në betejë, ndërsa 29 u plagosën. Dy të akuzuarit kryesorë u ekzekutuan. Sot vendi është një atraksion turistik ku organizohet kompeticioni i “Arratisjes nga Alcatraz” duke notuar drejt tokës.
KOHA JONË SONDAZH

