Çavusoglu kritikon Greqinë për dhunë ndaj emigrantëve

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu reagoi lidhur me ndërhyrjen e ashpër të policisë greke kundër emigrantëve të parregullt që duan të kalojnë në Evropë.

Në përgjigje të qëndrimit të ministri të Jashtëm grek, Nikos Dendias në lidhje e emigrantët e parregullt, kryediplomati turk Çavusoglu kritikoi dhunën.

“Shikoni ata që na japin neve mësime për ligjet ndërkombëtare. Në mënyrë të paturpshme hedhin bomba gazi mbi mijëra njerëz të pafajshëm që janë grumbulluar në dyert e tyre. Ne nuk kemi ndonjë përgjegjësi për të mbajtur me detyrim njerëzit që largohen nga vendi ynë. Por, Greqia ka përgjegjësinë që të sillet në mënyrë njerëzore me njerëzit që i vijnë në derën e saj”, tha Çavusoglu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kufirin greko-turk gjenden rreth 30 mijë emigrantë, që synojnë të futen në territorin grek, e më pas të shkojnë në shtetet evropiane, për të kërkuar azil.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?