Çdo qytetar ka dhuruar 53 dollarë për bamirësi

Sipas një raporti të studimit me qendër në Stamboll, çdo qytetar i Turqisë vitin e kaluar ka dhuruar 303 lira turke (53.34 dollarë) në bamirësi.

Këto donacione individuale arritën deri në 17.6 miliardë lira turke (3.1 miliardë dollarë) që përbën 0.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, tha Fondacioni i Sektorit të Tretë të Turqisë (TUSEV).

Pothuajse 90 për qind e donacioneve janë bërë drejtpërdrejt, të afërmve, fqinjëve ose lypësve, ndërsa pjesa tjetër është bërë përmes organizatave jofitimprurëse, thuhet në raport. Raporti po ashtu vuri në dukje se gati gjysma e njerëzve japin bamirësi bazuar në besimet fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?