Çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Një tjetër drejtues i Gazprom humb jetën
Andrei Krukowski, një tjetër drejtues i Gazprom ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Oligarku rus humbi jetën pasi ra nga një shkëmb në Soçi.
Dyshohet që Krukowski ka humbur jetën prej 1 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot. 37-vjeçari është dërguar në spital menjëherë pas ngjarjes, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Krukowski është oligarku i gjashtë rus që është gjetur i vdekur. Miliarderët rusë që janë gjetur të vdekur në vilat e tyre madhështorë kanë pasur lidhje me Gazprom ose GazpromBank. Dy prej tyre janë gjetur të vrarë më familjarët.
KOHA JONË SONDAZH

