FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CIA: SHBA rrezikohet nga terrorizmi

 

Xhihadistët e ISIS mund të jenë infiltruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasaporta siriane të stampuara me makineri që janë nën kontrollin e shtetit islamik.

Lajmi u bë publik nga ABC News e cila citon një raport të shërbimit amerikan të inteligjencës. Sipas këtij dokumenti Isis ka marrë disa kuti pasaportash ende të paplotësuara dhe i stampon në një zyrë në Raka, pikërisht pasaporta siriane përdorën dhe kamikazët e atentateve në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti saktëson më tej se prej 17 muajsh Deir ez Zur dhe Raka janë në duart e shtetit islamik, dhe në këtë mënyrë individë nga Siria me pasaporta të dhëna nga këto dy qytete mund të kenë hyrë në territorin amerikan. Të enjten në një dëshmi para kongresit amerikan, drejtori i FBI-së bëri të ditur se funksionarë të lartë të shërbimit të sigurisë janë shumë të shqetësuar. Ekziston mundësia se ISIS ka aftësinë të prodhojë pasaporta false, konfirmoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?