FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cipras-Holond, zbulohen bisedat private: Këta qentë gjermanë…

Zbulohen biseda të reja mes presidentit francez, Fransua Holond dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras. Në librin “Një president nuk duhet t’ua thotë atyre”, i cili po publikon bisedat konfidenciale të presidentit Holond me dy gazetarët e “Le Monde” autor të tij, vihet re marrëdhënia vëllazërore mes tyre, edhe pse kanë ekzaktësisht 20 vite diference moshe mes njëri-tjetrit.

“Unë e di që për ju problemi janë teknokratët dhe zyrtarët që vijnë këtu në Francë dhe fytyrat që bëjnë për Greqinë”, i thotë Holond Ciprasit pranverën e 2015-ës, duke ju referuar Trojkës, raporton 360gradë.al.

“Ne nuk mund të pranojmë njerëz që vijnë këtu dhe të na këshillojnë përjetësisht. Ne kemi ekspertët tanë”, i drejtohet Cipras, i cili merr edhe mbështetjen e sinqertë të Holondit: “Nëse ju vdisni (Greqia), do të plagosemi edhe ne. Nuk do të jemi më mirë. Ne nuk mund të pranojmë dobësimin e një partneri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta qentë gjermane kanë kuptuar faktin se ne nuk jemi në gjendje për të shlyer borxhin dhe duan ta shfrytëzojnë këtë”, shton Ciprasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?