Clinton i kërkon FBI të sqarojë amerikanët

 

Ndërsa na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet presidenciale telashet për Hillary Clinton nuk kanë të sosur.

Kandidatja demokrate Hillary Clinton shprehet e bindur se hetimi i FBI lidhur me emailet e saj nuk do të ndryshojë asgjë dhe se ajo nuk do të ndiqet penalisht sikurse ndodhi me hetimin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sekretarja e shtetit kërkoi që drejtori i FBI tu shpjegojë amerikanëve hetimin e ri. Clinton u shpreh vetëm pak orë pasi FBI deklaroi se do të nisë hetimet për emailet gjatë kohës kur kandidatja ishte sekretare shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Amerikanët duhet të kenë fakte të plota e madje menjëherë” u shpreh Clinton. Ajo nënvizoi se drejtori i FBI Comey tha se ai nuk e di kuptimin e emaileve të reja.

Korrespondencat elektronike dolën në dritë gjatë një hetimi që kishte në qendër ish-bashkëshortin e këshilltares së Clinton-it, Huma Abedin, ish-kongresmenin Anthony Weiner.

Pajisje që i përkisnin çiftit ishin konfiskuar si pjesë e dyshimeve, se burri i kishte dërguar email-e me përmbajtje seksuale një 15-vjeçareje.

Sipas Comey, është zbuluar ekzistenca e emaile-ve të tjera të rëndësishme dhe kësisoj ishte e nevojshme rinisja e hetimeve për të verifikuar nëse ato përmbajnë informacionet “top secret”.

Ndërsa rivali Trump e cilësoi hetimin e FBI si skandalin më të madh që nga koha Watergate, referuar skandalit të vitit 1970 ku u përfshi presidenti republikan Nikson. Rihapja e hetimeve për Clinton vjen vetëm 10 ditë përpara se në SHBA të mbahen zgjedhjet presidenciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?